Kosovë, përkujtohet Sulltan Murati l në 636 vjetorin e rënies së tij
- Në fjalimet e mbajtura për Sulltan Muratin gjatë ceremonisë u përmendën aftësitë e tij të suksesshme si burrë shteti dhe komandant. Gjithashtu u theksua se dera e Ballkanit iu hap osmanëve gjatë mbretërimit të tij

Prishtinë
PRISHTINË (AA) - Pranë varrit të tij, në Obiliq afër Prishtinës, është përkujtuar në përvjetorin e 636-të rënies, Sulltan Murati l (Murat Hüdavendigar), i njohur si Çlirimtari i Ballkanit, raporton Anadolu.
Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kryetari i Bashkisë së Osmangazit, Erkan Aydın, deputetja e KDTP-së, Fidan Brina Jılta, kryetari i Shoqatës Mashhad-i Hüdavendigar, Muhammed Ali Yıldırım, si dhe përfaqësues të institucioneve turke që shërbejnë në vend dhe të ftuar të tjerë.
Ceremonia filloi me recitimin e vargjeve kuranore dhe lutjen që Murat Hüdavendigar bëri në fushën e betejës, në gjuhën shqipe dhe turke.
Në fjalimet e mbajtura për Sulltan Muratin gjatë ceremonisë u përmendën aftësitë e tij të suksesshme si burrë shteti dhe komandant. Gjithashtu u theksua se dera e Ballkanit iu hap osmanëve gjatë mbretërimit të tij.
Të ftuarit u takuan edhe me Saniye Türbedar, një anëtare e familjes Buhara Hacı Ali Bey, e cila u emërua Türbedare në vitin 1854 me kartën e Sulltan Abdulmecid Han.
Ceremonia përfundoi pasi u bë një lutje te varri i Murat Hüdavendigar.
Organet e brendshme të Sulltan Muratit I, i cili u godit me thikë dhe ra dëshmor nga ushtari serb Millosh Obiliqi gjatë vizitës në fushën e betejës pas Luftës së Parë të Kosovës, u varrosën në fshatin Mazgit të Obiliqit, që gjendet në kilometrin e 6 të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë. Varri i tij u ndërtua në fund të shekullit të 14-të. Ndërsa në formën aktuale të tij, varri u restaurua nga TIKA dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.