Kosovë, pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it mbajnë ushtrim të përbashkët
Sipas EULEX-it, ky ushtrim kishte qëllim fuqizimin e "bashkërendimit dhe avancimit të gatishmërisë operacionale në raste të emergjencave në situata të vërteta"
Prishtinë
Pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) bashkë me pjesëtarë të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), kanë mbajtur ushtrim të përbashkët, transmeton Anadolu.
Siç ka bërë të ditur EULEX-i, nëpërmjet një njoftimi për media, pjesëtarë të EULEX-it bashkë me ata të KFOR-it, mbajtën ushtrime të trajnimit teorik dhe praktik për evakuim mjekësor ajror (Air Medevac) në Kampin "Bondsteel", në komunën e Ferizajt.
Sipas EULEX-it, ky ushtrim kishte qëllim fuqizimin e "bashkërendimit dhe avancimit të gatishmërisë operacionale në raste të emergjencave në situata të vërteta".
Kampi "Bondsteel" është selia operative e KFOR-it në Kosovë, e vendosur pranë Ferizajt, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane me mbështetjen e trupave nga disa shtete aleate.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
