BALLKANI

Kosovë, ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës

Sipas aktakuzës, e pandehura N.C. “i ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme”

Agim Sulaj  | 16.01.2026 - Përdıtësım : 16.01.2026
Kosovë, ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës

Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës N.C., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, transmeton Anadolu.

Siç njofton Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.C., gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e personit zyrtar, gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës.

“Sipas aktakuzës, N.C., gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë sistematike, i ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkop gome, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Tutje, Prokuroria njofton se si pasojë e këtyre rrahjeve, viktimat kanë pësuar dhunë psikike, gjendje ankthi dhe frike, dhe u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor.

Rasti i ka kaluar për shqyrtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın