BALLKANI

Kosovë, ministri i Brendshëm Sveçla priti në takim homologun nga Shqipëria, Bledi Çuçi

Siç njofton MPB, të dy ministrat vlerësuan lartë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve

Agim Sulaj  | 19.11.2021 - Përdıtësım : 22.11.2021
Kosovë, ministri i Brendshëm Sveçla priti në takim homologun nga Shqipëria, Bledi Çuçi Foto: Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës/AA

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes dy ministrive, me theks të veçantë për thellimin e bashkëpunimit policorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), të dy ministrat vlerësuan lartë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi ynë, përveç raporteve miqësore, vë theksin e koordinimit dhe bashkëpunimit në luftimin e krimit ndërkufitarë, trafikimit, krimit të organizuar e migrimit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani si dhe për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen ditëve në vijim.

Të dy ministrat u shprehën të gatshëm që të mbështesin njëri tjetrin në iniciativa që kanë për qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët e dy vendeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.