BALLKANI

Kosovë, mbi 28 për qind e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në ora 15:00

"Numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në ora 15:00 është 572.726 votues apo 28,65 për qind”, tha kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Agim Sulaj  | 28.12.2025 - Përdıtësım : 28.12.2025
Kosovë, mbi 28 për qind e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në ora 15:00 Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Mbi 570 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 15:00 sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), raporton Anadolu.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se 572.726 persona apo 28,65 për qind nga totali i listës së personave me të drejtë vote, votuan deri në këtë kohë.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në ora 15:00 është 572.726 votues apo 28,65 për qind. Në të njëjtën kohë, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishin votuar 28,82 për qind apo 558.246 votues”, tha Radoniqi.

Sipas Radoniqit, në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa qendra votimi në komuna të ndryshme, por që janë tejkaluar në kohë të shkurtër.

Tutje, ai tha se nuk është raportuar asnjë problem apo parregullsi serioze nga qendrat e votimit e cila do të cenonte procesin zgjedhor.

Sot, në Kosovë mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas krizës disamujore politike për të formuar një qeveri të re, ku në garë marrin pjesë 24 subjekte politike, me 1.180 kandidatë për deputetë.

Të drejtë vote kanë 2.076.290 prej të cilëve 1.999.204 votojnë sot brenda vendit dhe 77.086 patën mundësi ta ushtrojnë të drejtën e votës në periudhën 12-27 dhjetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın