BALLKANI

Kosovë, mbi 2 milionë votues me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

"Numri i qytetarëve me të drejtë vote në Republikën e Kosovës është 1.999.205 votues ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues", tha Elezi

Agim Sulaj  | 11.12.2025 - Përdıtësım : 11.12.2025
Kosovë, mbi 2 milionë votues me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit Foto: Arkiv / AA

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën votuese brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është 2.076.290 votues.

"Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1.999.205 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues", tha Elezi.

Ai bëri të ditur se lista e zgjedhjeve të 28 dhjetorit përmban 7.192 votues më shumë se në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së ka bërë të ditur se procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

KQZ-ja të mërkurën ka certifikuar 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın