BALLKANI

Kosovë, Liqeni i Badocit përballet me ndotje nga mbeturinat

Shishe plastike, goma automjetesh, mbeturina të ndërtimit dhe mbetje të tjera plastike janë vënë re në afërsi të pendës dhe mbi sipërfaqen e ujit

Agim Sulaj  | 26.01.2026 - Përdıtësım : 26.01.2026
Kosovë, Liqeni i Badocit përballet me ndotje nga mbeturinat Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Liqeni artificial i Badocit, një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin dhe zonat përreth, ditëve të fundit është përfshirë nga mbeturina të shumta, raporton Anadolu.

Shishe plastike, goma automjetesh, mbeturina të ndërtimit dhe mbetje të tjera plastike janë vënë re në afërsi të pendës dhe mbi sipërfaqen e ujit.

Për shkak të rritjes së turbullirës së ujit, autoritetet shëndetësore kanë këshilluar qytetarët për disa ditë me radhë që nga data 13 janar të mos e përdorin ujin nga ky burim për konsum, deri në përmirësimin e cilësisë së tij.

Liqeni artificial i Badocit ndodhet rreth pesë kilometra në juglindje të Prishtinës, në luginën e Badocit dhe përbën një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin dhe disa vendbanime përreth.

Rezervuari, pranë të cilit kalon rruga Prishtinë-Gjilan, ka kapacitet prej rreth 26 milionë metra kub ujë dhe shtrihet në një zonë kodrinore të mbuluar me pyje.

Përveç rolit në furnizimin me ujë, liqeni ka rëndësi edhe për ekonominë lokale dhe aktivitetet rekreative, duke u vizituar shpesh nga peshkatarë dhe qytetarë, veçanërisht gjatë sezonit veror.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın