BALLKANI

Kosovë, gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë

Autoritetet kosovare "kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999"

Agim Sulaj  | 21.10.2025 - Përdıtësım : 21.10.2025
Kosovë, gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë

Prishtinë

Në varrezat e Hajvalisë në Komunën e Prishtinës janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se janë të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Anadolu.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës u bë e ditur se gërmimet në këtë zonë do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, në kërkim të mbetjeve tjera mortore.

"Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç'rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999", thuhet në njoftim.

Njoftohet se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë njerëz ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.