BALLKANI

Kosovë, gjenden armë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet një person

"Në njërin nga lokacionet në Mitrovicën e Veriut janë gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë", njofton Prokuroria

Agim Sulaj  | 07.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
Kosovë, gjenden armë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet një person Foto: Prokuroria e Mitrovices

Prishtinë

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se ka gjetur një sasi të armatimit në Mitrovicë të Veriut, transmeton Anadolu.

Prokuroria në një njoftim për media tha se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të gjykatës, ka realizuar kontroll në tri lokacione dhe në njërin prej tyre janë gjetur sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve dhe makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë.

Lidhur me këtë rast, është arrestuar një i dyshuar.

"Në njërin nga lokacionet në Mitrovicën e Veriut janë gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, mbi të dyshuarin tashmë të arrestuar, rëndojnë disa akuza.

"Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për kryerjen e veprave penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", njofton Prokuroria.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.