BALLKANI

Kosovë, familjarët nuk do të mund t'i vizitojnë të burgosurit për shkak të COVID-19

Tash e tutje shërbimi korrektues do të lejojë aplikimin e metodave online dhe atyre me telefon për komunikim

Agim Sulaj  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 22.01.2022
Kosovë, familjarët nuk do të mund t'i vizitojnë të burgosurit për shkak të COVID-19 Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës

Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve (DSHB), bazuar në situatën e pandemisë në vend dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit ka marrë vendim që nga 22 janari i këtij viti, të ndërmarrë veprime të përkohshme kundër pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky institucion ka ndaluar përkohësisht vizitat familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve, kanë bërë ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucioneve korrektuese si dhe kanë ndaluar vizitat në lokalet e veçanta.

Tash e tutje shërbimi korrektues do të lejojë aplikimin e metodave online dhe atyre me telefon për komunikim.

“Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të burgosur për të mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni; Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Po kështu, bëhet e ditur se pastrimi i rrobave për të paraburgosurit do të organizohet brenda institucioneve të shërbimit korrektues.

Të burgosurit nëpër Kosovë, varësisht prej gjendjes specifike shëndetësore, trajtohen brenda burgut dhe në raste të tjera në spitalin më të afërt rajonal apo edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vetëm gjatë vitit 2020 sipas Departamentit të Shëndetësisë në Burgje 10 persona vdiqën në burgje, tre prej të cilëve që kishin sëmundje të rënda ishin po ashtu pozitivë me COVID-19.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın