BALLKANI

Kosovë, dy viktima dhe 1.603 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 1.603 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 250.500

Abdula Berisha  | 28.07.2022 - Përdıtësım : 29.07.2022
Kosovë, dy viktima dhe 1.603 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dy persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave rritet në 3.169, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 1.603 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 250.500.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.964 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.905.791.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.792 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 236.692, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.639.

Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.006 doza të vaksinës. Deri më sot 824.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın