Kosovë, deri në ora 15:00 votuan rreth 25 për qind e votuesve në zgjedhjet lokale
Kreu i komisionit zgjedhor, Radoniqi, tha se deri në orën 15:00 nuk është raportuar për parregullsi në ndonjë prej qendrave të votimit

Prishtinë
Komisioni Qendror i Kosovës (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 kanë votuar 510.525 qytetarë me të drejtë vote në Republikën e Kosovës, respektivisht 25,21 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, transmeton Anadolu.
Në një konferencë për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 15:00 nuk është raportuar për parregullsi në ndonjë prej qendrave të votimit. Ai shtoi se dalja në votim ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021 për të njëjtën periudhë, ku kishin votuar 26,95 për qind.
Këto të dhëna, sipas KQZ-së, janë nxjerrë nga procesimi i 94 për qind të vendvotimeve.
Kutitë e votimeve pritet të mbyllen në orën 19:00, ndërsa komisionerët zgjedhor nëpër qendra pastaj do të nisin numërimin e votave, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen nga KQZ gjatë mbrëmjes.
Zgjedhjet e sotme po ndiqen edhe nga vëzhgues të shumtë vendor dhe ndërkombëtar, të cilët po e monitorojnë procesin në 38-të komunat e vendit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.