BALLKANI

Kosovë, certifikohen kandidatët për kryetarë në katër komunat me shumicë serbe

Sipas njoftimit të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e 18 dhjetorit do t’i kenë nga katër kandidatë, ndërsa pjesë e procesit zgjedhor janë edhe subjektet tjera politike

Agim Sulaj  | 28.11.2022 - Përdıtësım : 28.11.2022
Kosovë, certifikohen kandidatët për kryetarë në katër komunat me shumicë serbe Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka certifikuar kandidatët për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, respektivisht në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e 18 dhjetorit do t’i kenë nga katër kandidatë, ndërsa pjesë e procesit zgjedhor janë edhe subjektet tjera politike.

Kandidatët e certifikuar të PDK-së janë Albulena Behluli Hetemi (Leposaviq), Izmir Zeqiri (Zubin Potok), Ilir Peci (Zveçan) dhe Taulant Kelmendi (Mitrovicë e Veriut).

Kandidatët e certifikuar të Vetëvendosjes janë Lulzim Hetemi (Leposaviq), Flatron Hasani (Zubin Potok), Fetah Peci (Zveçan) dhe Erden Atiq (Mitrovicë e Veriut).

Iniciativa Qytetare Mitrovica në këto zgjedhje merr pjesë me kandidatin Betim Osmani, i cili garon për pozitën e kryetarit në Mitrovicën e Veriut, derisa për këtë komunë si kandidat për kryetar është certifikuar edhe Aleksandar Arsenijoviq nga Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak.

Kandidati i certifikuar nga KQZ-ja për kryetar të Komunës së Leposaviqit është Aleksandër Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës.

Në këto zgjedhje, është certifikuar një kandidate e pavarur, Sladjana Pantoviq, e cila garon për kryetare të komunës së Zveçanit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe do të mbahen më 18 dhjetor. Deri tek shpallja e zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani erdhi pasi që zyrtarët serbë të partisë më të madhe serbe Lista Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet kosovare për shkak të vendimit mbi targat nga Qeveria e Kosovës.

Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın