BALLKANI

Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë

"Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar ka arrestuar të dyshuarin S.R. nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023", tha Prokuroria

Agim Sulaj  | 14.01.2026 - Përdıtësım : 14.01.2026
Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë

Prishtinë

Është arrestuar një person nën dyshimet se sulmoi pjesëtarët e Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe ata të Policisë së Kosovës, transmeton Anadolu.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë të ditur se arrestimi i tij u bë në koordinim me hetuesit policorë nga drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar.

"Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S.R. nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në maj të vitit 2023 protestat e serbëve kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore, kulmuan me përleshje të protestuesve me pjesëtarët e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë përleshjeve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda. Në njëvjetorin e protestave të dhunshme, KFOR-i tha se sulmet ishin "të paprovokuara dhe krejtësisht të papranueshme".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın