Ekonomi, BALLKANI

Kosovë, 4 të vdekur dhe 418 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të IKSHPK-së, gjatë ditës së fundit janë regjistruar 418 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 19.328

Agim Sulaj  | 30.10.2020 - Përdıtësım : 31.10.2020
Kosovë, 4 të vdekur dhe 418 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 678 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), gjatë ditës së fundit janë regjistruar 418 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 19.328.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 1.608 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga shpërthimi i pandemisë deri më tani janë testuar gjithsej 92.706 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 67 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 15.434, kurse numri i rasteve aktive 3.126.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın