BALLKANI

Kosovë, 1 viktimë dhe 2.708 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 172.340, prej të cilëve 2.996 kanë vdekur

Agim Sulaj  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Kosovë, 1 viktimë dhe 2.708 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Kosova brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar një viktimë dhe 2.708 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 172.340, prej të cilëve 2.996 kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 10.833 mostra të dyshuara për COVID-19.

Të dhënat e fundit njoftojnë se 202 persona të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa që nga shpërthimi numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 159.573.

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9.771.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës. Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e nevojshme të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın