BALLKANI

Kosova synon pjesëmarrje në lojërat paralimpike “Los Angeles 2028”

Presidentja e KPK-së, Njomza Emini, tha se Kosova me sportistin paralimpik Fatmir Sheremeti, synon të përfaqësohet në lojërat paralimpike “Los Angeles 2028

Agim Sulaj  | 04.02.2026 - Përdıtësım : 04.02.2026
Kosova synon pjesëmarrje në lojërat paralimpike “Los Angeles 2028” Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Federatën e Triathlonit të Kosovës (FTK), raporton Anadolu.

Kjo marrëveshje synon të formalizojë bashkëpunimin për përfshirjen, zhvillimin dhe përgatitjen e parasportistëve në disiplinën e triathlonit paralimpik, duke krijuar bazë të qëndrueshme për përfaqësimin e Kosovës në garat ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Paralimpike “Los Angeles 2028”.

Presidentja e KPK-së, Njomza Emini, tha se Kosova me sportistin paralimpik Fatmir Sheremeti, synon të përfaqësohet në lojërat paralimpike “Los Angeles 2028.

“Fatmiri ka medalje, ka histori dhe ka dhënë shumë për sportin paralimpik. Ajo që i duhet sot, është mundësia dhe pikërisht për këtë, po e nënshkruajmë këtë marrëveshje”, tha Emini.

Kryetari i Federatës së Triathlonit, Naim Gashi, tha se me këtë marrëveshje po hapen dyert për sportistë të rinj, sportistë me nevoja të veçanta sikurse Fatmir Sheremeti.

Gashi tha se sportisti paralimpik Fatmir Sheremeti premton shumë për të ardhmen me një vullnet dhe përgatitje të fortë.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot po arrijmë një marrëveshje memorandumi së bashku me KPK-në, duke hapur dyert për sportistët me nevoja të veçanta. Fatmiri është një prej sportistëve i cili premton shumë për të ardhmen”, tha Gashi.

Sportisti paralimpik, Fatmir Sheremeti i cili deri më tani e ka përfaqësuar Suedinë në lojërat paralimpike, dëshiron që në lojërat e ardhshme ta përfaqësoj Kosovën.

E gjitha kjo nisi për të si një ëndërr pas kontakteve të këtij sportisti me presidenten e KPK-së dhe kreun e federatës së triathlonit.

“Kur kam marrë pjesë unë me shtetin e Suedisë në lojëra paralimpike, ndoshta kjo ëndërr mund të realizohet dhe të marr pjesë për shtetin e Kosovës. Ishte shumë emocionuese për mua si person, si kosovar dhe dua t’ju ndihmoj edhe paratletëve tjerë. Për këtë arsye jam munduar ta gjej edhe një sport ku mund të arrij diçka”, tha Sheremeti.

Sportisti kosovar tha se në karrierën e tij paralimpike ka medalje të artë botërore (World Champion Gold Medal), disa medalje të bronzit në kampionate evropiane dhe tri tre pjesëmarrje në lojëra paralimpike, në Pekin, Londër dhe Rio de Zhanero.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın