BALLKANI

Kosova së shpejti pritet të furnizohet me armatim antitank nga Gjermania

"Po, janë blerë tashmë dhe mbetet që së shpejti të transportohen te ne", ka thënë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Agim Sulaj  | 22.12.2025 - Përdıtësım : 22.12.2025
Kosova së shpejti pritet të furnizohet me armatim antitank nga Gjermania

Prishtinë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet që së shpejti të pajiset me armatim antitank "Panzerfaust 3" nga Gjermania, ka konfirmuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për mediat lokale, transmeton Anadolu.

Ai ka thënë se ato tashmë janë blerë dhe së shpejti do të arrijnë në Kosovë.

"Po, janë blerë tashmë dhe mbetet që së shpejti të transportohen te ne", ka thënë shkurt Maqedonci.

"Panzerfaust 3" është një armë antitank portativ, i projektuar për t'u përdorur nga një ushtar i vetëm, e prodhuar në Gjermani nga kompania "Dynamit Nobel Defence".

Kjo armë përdoret për shkatërrimin e tankeve, automjeteve të blinduara dhe objektivave të fortifikuara ndërsa konsiderohet si një nga sistemet më të fuqishme të antitankëve në përdorim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın