Kosova përfshihet në nismën e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) për shoqërinë civile
Qëllimi i kësaj nisme, sipas EESC-së, është të fuqizojë projektet që nxisin dialogun civil dhe social, duke thelluar bashkëpunimin mes komuniteteve kosovare

Prishtinë
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) ka hapur një mundësi të re për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, duke e bërë institucionin e parë të Bashkimit Evropian (BE) që i fton ata të bëhen pjesë e strukturave këshillëdhënëse të bllokut evropian, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit zyrtar nga EESC, afati për aplikime është vendosur deri më 24 tetor, në kuadër të Nismës së Shteteve Kandidate për Zgjerim (ECMc), e cila u nis në vitin 2023.
Qëllimi i kësaj nisme, sipas EESC-së, është të fuqizojë projektet që nxisin dialogun civil dhe social, duke thelluar bashkëpunimin mes komuniteteve kosovare.
Në shkurt të vitit 2024, EESC-ja u bë institucioni i parë i BE-së që pranoi anëtarë nga shtetet kandidate, por Kosova nuk ishte përfshirë atëherë pasi është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e kandidatit për BE.
Në këtë fazë të dytë, komiteti ka vendosur të përfshijë edhe Kosovën si “kandidate potenciale për anëtarësim”.
EESC-ja, e themeluar në vitin 1957 me Traktatin e Romës, ka rol këshillëdhënës dhe synon të sigurojë që zëri i shoqërisë civile të dëgjohet në proceset vendimmarrëse të BE-së.
Komiteti ka selinë në Bruksel dhe përbëhet nga 329 anëtarë nga të gjitha 27 shtetet e BE-së.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.