BALLKANI

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

"Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta", tha ministri Maqedonci

Agim Sulaj  | 17.12.2025 - Përdıtësım : 17.12.2025
Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye Burimi: Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci/FB

Prishtinë

Kosova ka nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, transmeton Anadolu.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kontrata përfshin gjithashtu automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtje si dhe trajnime për personelin për operim dhe mirëmbajtje të këtyre sistemeve.

"Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta", shkroi Maqedonci.

Sipas tij, kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve kosovare të mbrojtjes dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët e saj strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Pas publikimit të këtij vendimi reagoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkurt shkroi se: "Ushtrisë sonë do t'i shtohet edhe sistemi amerikan i artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer".

Vitet e fundit Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intensifikuar procesin e modernizimit dhe ngritjes së kapaciteteve ushtarake, në përputhje me planin afatgjatë të tranzicionit në ushtri moderne dhe standardet e NATO-s.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın