
Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka fituar si mysafire 2 me 0 kundër kombëtares së Administratës Greke të Qipros Jugore në ndeshjen e parë të Grupit të Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), në qytetin Larnacas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e parë e ndeshjes megjithëse me tentime nga të dyja anët përfundoi pa gola.
“Dardanët” e nisën pjesën e dytë shumë mirë, ndërsa golin e parë e shënuan në minutën e 65-të nëpërmjet Valon Berishës me asistim nga Vedat Muriqi.
13 minuta më vonë ishte sulmuesi Edon Zhegrova ai i cili e ngriti epërsinë për 2 me 0 për Kosovën, pas asistimit nga Florian Loshaj.
Pas ndeshjes së sotme, Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon në Prishtinë, në stadiumin "Fadil Vokrri" kundër Greqisë më 5 qershor.
Kosova është në Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve bashkë me Qipron greke, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.