BALLKANI

Kosova ka pranuar mjetet ajrore pa pilotë nga SHBA-ja

Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pagesa për këtë sistem është bërë në vitin 2021 nëpërmjet programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS)

Agim Sulaj  | 08.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
Kosova ka pranuar mjetet ajrore pa pilotë nga SHBA-ja Foto: Ejup Maqedonci - FB

Prishtinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova ka pranuar gjatë javës së kaluar mjetet ajrore pa pilotë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të quajtura “AeroVironment RQ-20 Puma”, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Maqedonci ka njoftuar se pagesa për këtë sistem është bërë në vitin 2021 nëpërmjet programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS).

“Ministria e Mbrojtjes prokurimin e fluturakeve pa pilotë 'Puma' nga SHBA-ja e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021. Fluturaket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci nuk e ka bërë të ditur numrin e dronëve të blerë.

Dronët Puma shërbejnë për të identifikuar objektiva, për të monitoruar lëvizje të armikut dhe për të siguruar një avantazh taktik pa rrezikuar jetën e trupave në terren.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın