Kosova dhe Irlanda zhvillojnë konsultime politike në prag të Presidencës irlandeze të BE-së
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, takimi shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Irlandës
Prishtinë
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Evropë, Bashkimin Evropian dhe Rajonin, Mentor Tahiri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Dublin, ku u prit nga përfaqësuesit e palës irlandeze, të udhëhequr nga Drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth, transmeton Anadolu.
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, takimi shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.
Gjatë konsultimeve, palët diskutuan mbi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe Irlandë, marrëdhëniet bilaterale dhe avancimin e tyre, procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat globale të sigurisë.
Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të organizatave dhe forumeve ndërkombëtare.
Takimi i zhvilluar në prag të Presidencës irlandeze të BE-së, konfirmoi përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, si dhe për vazhdimin e dialogut të rregullt politik në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe avancimit të agjendës evropiane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
