"Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi"
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi, "kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion"
Prishtinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është takuar me gra lidere, me nikoqire Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve, transmeton Anadolu.
Presidentja Osmani gjatë këtij takimi ka thënë se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gatshme për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.
"Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion", theksoi Osmani.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Presidentja Osmani, po e përfaqëson Kosovën në Samitin Botëror të Qeverisjes, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.
Në këtë Samit po marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me disa prej të cilëve Osmani zhvilloi takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta strategjike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
