BALLKANI

Kosovë, fillon Punëtoria e 7-të Ndërkombëtare për Studimet e Dialekteve të Turqishtes së Turqisë

Në fjalime u theksua pasuria e gjuhës turke, përdorimi i saj në Ballkan dhe rëndësia që ka gjuha turke në ruajtjen e pranisë së turqve në rajon

Agim Sulaj  | 23.10.2025 - Përdıtësım : 23.10.2025
Kosovë, fillon Punëtoria e 7-të Ndërkombëtare për Studimet e Dialekteve të Turqishtes së Turqisë Foto: Eren Beksaç/AA

Prishtinë

Me një ceremoni solemne është hapur në Prishtinë “Punëtoria e 7-të Ndërkombëtare për Studimet e Dialekteve të Turqishtes së Turqisë”, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e hapjes, të mbajtur në sallën e konferencave të Institutit “Yunus Emre” (YEE) në Prishtinë, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunc Angili, zëvendëskryetari i Institutit të Gjuhës Turke (TDK), Harun Shahin, koordinator i YEE-së në Kosovë, Ramazan Yilmaz, koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, Fulya Aslan, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe akademikë nga Turqia dhe Kosova.

Në fjalimet e mbajtura u theksua pasuria e gjuhës turke, përdorimi i saj në Ballkan dhe rëndësia që ka gjuha turke në ruajtjen e pranisë së turqve në rajon.

Gjithashtu u dhanë informacione për Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke pranë Universitetit të Prishtinës, i cili vepron prej 37 vitesh, duke u nënvizuar rëndësia e punës dhe kontributit të këtij departamenti.

Pas fjalimeve, ceremonia përfundoi me ndarjen e çmimeve dhe dhuratave.

Punëtoria, e cila synon të japë një shtysë të re në kërkimet mbi dialektet e turqishtes së Turqisë dhe të mundësojë shkëmbim të thelluar diskutimesh dhe përvojash midis ekspertëve të fushës, do të trajtojë tema si: historia, formimi dhe klasifikimi i dialekteve të turqve të Ballkanit; marrëdhëniet e tyre me gjuhët e rajonit; mbledhja dhe përpunimi i të folmeve të emigrantëve ballkanas të vendosur në Turqi; si dhe lidhjet e tyre me dialektet e tjera të Anadollit.

Punëtoria, e cila do të zgjasë deri më 25 tetor, organizohet nga TDK, YEE, TIKA dhe Këshilli i Lartë për Kulturë, Gjuhë dhe Histori “Atatürk”, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın