BALLKANI

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Të akuzuarit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, vëllezër, si dhe Igor Dimoviq ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin "Ibër-Lepenc"

Agim Sulaj  | 24.12.2025 - Përdıtësım : 24.12.2025
Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Prishtinë

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin e sulmit në kanalin "Ibër-Lepenc" në Varagë të Zubin-Potokut, është ndërprerë dhe shtyrë, pasi mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të rastit, transmeton Anadolu.

Të akuzuarit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, vëllezër, si dhe Igor Dimoviq ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin "Ibër-Lepenc".

Avokati i Jovan Viqentijeviq, Nebojsha Vllajiq, e akuzoi prokurorin Bekim Kodraliu për anshmëri gjatë hetimeve, kërkesë me të cilën u pajtua edhe mbrojtja tjetër, duke kërkuar shtyrjen e seancës.

Gjykata vendosi ta shtyjë seancën deri në shqyrtimin e kërkesës për përjashtim të prokurorit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues përmes kryerjes së veprës terroriste, armëmbajtje pa leje si dhe spiunazh.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv TNT në kanalin "Ibër-Lepenc", duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, ndërprerje të furnizimit me ujë dhe rrezikim të prodhimit të energjisë elektrike, me dëme të vlerësuara mbi 376 mijë euro.

Jovan Viqentijeviq akuzohet gjithashtu për spiunazh, me pretendimin se ka vepruar si i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, duke mbledhur informacione të klasifikuara në territorin e Kosovës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın