BALLKANI

Kosovë, qytetarët festojnë me flamuj dhe këngë për 28 Nëntor

Komuna e Prishtinës, ka zbukuruar sheshet me flamuj kombëtar dhe shtetëror, ndërsa po ashtu një flamur i madh kombëtar u zbulua në sheshin "Zahir Pajaziti"

Agim Sulaj  | 28.11.2023 - Përdıtësım : 29.11.2023
Kosovë, qytetarët festojnë me flamuj dhe këngë për 28 Nëntor Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Edhe pse mot me shi, qytetarët e Kosovës të veshur me motive kombëtare kanë dalë të festojnë 28 nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, në sheshet e kryeqytetit kosovar, Prishtinës, raporton Anadolu.

Komuna e Prishtinës, ka zbukuruar sheshet me flamuj kombëtar dhe shtetëror, ndërsa po ashtu një flamur i madh kombëtar u zbulua në sheshin "Zahir Pajaziti".

Megjithëse moti jo adekuat ka ndikuar që qytetarët të mos dalin gjatë ditës në masë të madhe, një pjesë e tyre, përfshirë prindër dhe fëmijë të vegjël, u bashkuan në festën me këngë dhe flamuj në sheshet e Prishtinës.

Një skenë e ngritur po në sheshin "Zahir Pajaziti", vazhdimisht emeton këngë popullore, ndërsa herë pas here përballë saj dalin fëmijë të veshur kuqezi për të vallëzuar.

Në këtë datë, institucionet shtetërore dhe shkollat në Kosovë janë në ditë pushimi.

Shumë qytetarë po ashtu gjatë ditës shkojnë për vizitë në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, për homazhe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın