BALLKANI

Kosovë, programet “reality show” do të bëhen të qasshme vetëm me kode

Aliu tha se “duhet t'i mbrojmë fëmijët nga gjuha vulgare dhe t'i mbrojmë nga skenat që mund të shërbejnë si shembull për sjelljet e tyre”

Agim Sulaj  | 21.12.2023 - Përdıtësım : 21.12.2023
Kosovë, programet “reality show” do të bëhen të qasshme vetëm me kode

Prishtinë

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në Kosovë, nëpërmjet një rregulloreje të re, ka marrë vendim që programet e kategorisë “Reality Show” të bëhen të qasshme vetëm me kod, transmeton Anadolu.

Duke folur për Rregulloren për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve e cila u miratua nga KPM-ja, kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, vlerësoi se këto programe duhet të kodohen për shkak se “mund të ndikojnë në gjuhen dhe sjelljen e tyre”.

“Rregullorja parasheh edhe shenjat përkatëse për secilin program (moshën kur konsumi i përmbajtjes është i përshtatshëm), ndërsa operatorët kabllorë do të obligohen për vendosjen e kodit”, ka thënë ai.

Anëtari i KPM-së Besnik Berisha tha se është me rëndësi të madhe edhe shtrija e mbikëqyrjes edhe te përmbajtjet audiovizuale në rrjete sociale, mirëpo, sipas tij, kjo ka të bëjë me një ndryshim ligjor të cilin duhet ta bëjnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Anëtarja tjetër e KPM-së, Luljeta Aliu, tha se televizioni është pjesë e çdo shtëpie dhe doemos ndikon edhe në zhvillimin e fëmijëve, por edhe kulturës së përgjithshme.

Aliu tha se “duhet t'i mbrojmë fëmijët nga gjuha vulgare dhe t'i mbrojmë nga skenat që mund të shërbejnë si shembull për sjelljet e tyre”.

Rregullorja u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e komisionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın