BALLKANI

Kosovë, policia mbyllë strukturat paralele serbe në rajonin e Pejës

Ministrat kosovarë thanë se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe “institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”

Agim Sulaj  | 02.02.2024 - Përdıtësım : 03.02.2024
Kosovë, policia mbyllë strukturat paralele serbe në rajonin e Pejës Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Me urdhër të Prokurorisë së Kosovës dhe në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion për mbylljen e strukturave paralele të Serbisë të cilat kanë operuar në rajonin e Pejës, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë bërë të ditur se institucionet kosovare mbesin të përkushtuara në zbatimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe unitaritetit të saj.

“Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës”, thuhet në njoftim.

Tutje, ministrat thanë se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe “institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Të premten e kaluar, të dy ministrat kanë marrë pjesë në një aksion tjetër në Komunën e Dragashit, ku u mbyllën katër komuna paralele, në të cilat, sipas autoriteteve kosovare, janë lëshuar kundërligjshëm dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın