BALLKANI

Kosovë, përmbyllet procesi i rinumërimit të votave të 28 dhjetorit

Me përmbylljen e procesit të rinumërimit tani ka një javë kohë për ankesa nga kandidatët, ndërsa në rast të mungesave të ankesave, KQZ-ja bën certifikimin e rezultateve, gjë e cila pastaj i hap rrugë formimit të Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë së re

Agim Sulaj  | 31.01.2026 - Përdıtësım : 31.01.2026
Kosovë, përmbyllet procesi i rinumërimit të votave të 28 dhjetorit

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllyr procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 2.557 vendvotimeve, në të cilat më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar procesi i votimit, transmeton Anadolu.

KQZ-ja njofton se sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në dhjetë komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100 për qind të vendvotimeve, ndërkaq, në 28 komunat tjera, vetëm nga 10 për qind e vendvotimeve.

Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit u përfshinë edhe vendvotimet e tjera të këtyre komunave.

“KQZ-ja i mori këto vendime për rinumërim me qëllim të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime”, njofton KQZ-ja.

Me përmbylljen e procesit të rinumërimit tani ka një javë kohë për ankesa nga kandidatët, ndërsa në rast të mungesave të ankesave, KQZ-ja bën certifikimin e rezultateve, gjë e cila pastaj i hap rrugë formimit të Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë së re.

KQZ-ja mori vendim për rinumërimin e të gjitha qendrave të votimit me një vendim të brendshëm të saj, për shkak të parregullsive të shumta që gjetën në disa qendra të votimeve, me theks të veçantë në Komunën e Prizrenit, ku kishte mospërputhje të mëdha te votat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın