Kosovë, nisin hetimet për 43 kryesues të qendrave komunale të numërimit në pjesën veriore të vendit
Hetimet janë për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025 nëpër këto komuna
Prishtinë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar Hetimet Rajonale që të intervistohen 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton Anadolu.
Sipas Prokurorisë, hetimet janë për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025 nëpër këto komuna.
Rinumërimi i plotë i votave ka zbuluar manipulime të mijëra votave të kandidatëve për deputetë dhe ka vënë prapa grilave të paraburgimit dhjetëra zyrtarë.
Hetimet janë zgjeruar në disa komuna, por ato ende nuk kanë prekur kandidatët për deputetë.
Nga Prokuroria është paralajmëruar se objekt hetimi mund të jenë edhe kandidatët për deputetë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
