Politikë, BALLKANI

Kosovë, Memli Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

Krasniqi ka thënë se ky është hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në

Agim Sulaj  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Kosovë, Memli Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

Prishtinë

Kryetari i deritanishëm i Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti, transmeton Anadolu.

Kreu i partisë së dytë më të madhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, Krasniqi, njoftoi për dorëheqjen e tij në parti pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Krasniqi ka thënë se ky është hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në.

"Ajo që nisi si një angazhim rinor e idealist, u kthye në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës sime. Mbi njëzet vjet angazhim me PDK-në më kanë dhënë nderin të punoj për shtetin tim dhe qytetarët e mi, nga kryetar i Rinisë Demokratike deri te kryetar i Partisë Demokratike. Mbi të gjitha, kam pasur nderin e pakrahasueshëm të nënshkruaj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës", ka thënë ai.

Ai theksoi se ky vendim nuk lidhet me ndonjë zhvillim të fundit politik, por me nevojën për t'i dhënë partisë "një frymë të re dhe një mundësi të re për të ardhmen".

Krasniqi ka bërë të ditur po ashtu se e ka thirrur Konventën e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë më 17 nëntor. Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i PDK-së më 3 korrik 2021.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın