Kosovë, mbyllet aeroporti "Adem Jashari" për shkak të kërcënimit me bombë
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore

Prishtinë
Për shkak të kanosjes me mjete shpërthyese është mbyllur përkohësisht aeroporti ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Policia e Kosovës, në orët e paradites ky institucion ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin që gjendet në Sllatinë të Fushë Kosovës.
"Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve", bëhet e ditur nga Policia.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të informojë opinionin publik lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.