Politikë, BALLKANI

Kosovë, Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së

Në garën për të parin e LDK-së, Abdixhiku ka qenë me dy kandidatë të tjerë për kryetarë, Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën

Agim Sulaj  | 14.03.2021 - Përdıtësım : 15.03.2021
Kosovë, Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së ( Eren Beksaç - Anadolu Agency )

Prishtinë

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), transmeton Anadolu Agency (AA).

Abdixhiku u zgjodh me votat e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie e cila u thirr pas dorëheqjes së ish-kreut Isa Mustafa nga pozita e kryetarit.

Në garën për të parin e LDK-së, Abdixhiku ka qenë me dy kandidatë të tjerë për kryetarë, Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën, ndërsa para fillimit të Kuvendit, nga gara u tërhoq kandidati Anton Quni.

Lumir Abdixhiku nga 328 delegatëve të këtij kuvendi ka marrë 191 vota duke fituar garën ndaj Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës pa balotazh.

37 vjeçari Lumir Abdixhiku i cili është ekonomist me profesion, është kryetari më i ri në moshë që e ka udhëhequr ndonjëherë LDK-në që nga themelimi i saj, kur kjo parti udhëhiqej nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ai zyrtarisht është pjesë e LDK-së prej vitit 2017 dhe është zgjedhur tri herë deputetë në tri palë zgjedhje. Ai gjithashtu ka qenë ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti gjatë vitit 2020.

Lumir Abdixhiku është pasues i Isa Mustafës në këtë pozitë, i cili dha dorëheqje nga kjo parti.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın