BALLKANI

Kosovë, lançohet thirrja publike për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë shtëpitë individuale të banimit

Ministrja Rizvanolli tha se me ky investim do të ndikojë direkt në faturën e energjisë elektrike për familjet

Agim Sulaj  | 07.08.2023 - Përdıtësım : 10.08.2023
Kosovë, lançohet thirrja publike për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë shtëpitë individuale të banimit Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë kanë mbajtur ceremoninë e lançimit të thirrjes publike për projektin "Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit", raporton Anadolu.

Në këtë ceremoni morën pjesën Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, anëtarë të Bordit të Fodit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ministrja Artane Rizvanolli tha se strategjia e energjisë po trajtohet me prioritet në ministrinë e Ekonomisë ku në vitet e fundit janë marrë një sërë projektesh të orientuara në rritjen e efiçiencës së energjisë që kapin shifrën prej rreth 30 milionë eurove.

Rizvanolli tha se me lançimin e këtyre masave, qytetarëve do t’u sigurohet një ambient më i ngrohtë në dimër dhe më i freskët në verë dhe ky investim do të ndikojë direkt edhe në faturën e energjisë elektrike për familjet.

"Të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të përfitojnë subvencion prej 45 për qind të vlerës së investimit për të renovuar shtëpitë e tyre, për t’i bërë ato më efiçiente. Qytetarët mund të aplikojnë për renovim të shtëpisë, që përfshinë: izolimin e shtëpisë, ndërrimin e dyerve dhe dritareve dhe izolimin e kulmit", theksoi Rizvanolli.

"Qytetarët mund të reduktojnë shpenzimin e energjisë elektrike për 30 për qind"

Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se me izolimin e mirë të dritareve dhe të dyerve qytetarët mund të reduktojnë shpenzimin e energjisë elektrike për 30 për qind.

Ai tha se kursimi i energjisë është mënyra më e lehtë dhe më e mirë për ta përballuar krizën energjetike.

"BE-ja padyshim mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt energjisë së mirë dhe të pastër, dekarbonizimit dhe sigurisë së energjisë përmes drejtimeve kryesore të efiçiencës së energjisë dhe zhvendosjes drejt energjisë së rinovueshme, të cilat janë thelbësore për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik", theksoi Bianciardi.

Pritet të përfitojnë rreth 2 mijë familje kosovare

Projekti "Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit" është pjesë e masës së tretë e pakos emergjente e cila financohet nga BE përmes IPA-s dhe e cila është mundësuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky projekt ka një buxhet prej 10 milionë eurove nga i cili pritet të përfitojnë rreth 2 mijë familje kosovare brenda afatit të realizimit të projektit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın