BALLKANI

Kosovë, Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e kryeministrit me qëllim të emërimit si deputet në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës

Agim Sulaj  | 15.04.2025 - Përdıtësım : 16.04.2025
Kosovë, Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e kryeministrit me qëllim të emërimit si deputet në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu.

Në letrën e bërë publike në media, drejtuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kurti shkroi se nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisjes së udhëhequr nga ai, qeveria është në detyrë/dorëheqje.

Kurti tha se në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që ka dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin e tij publik të po asaj dite, efektivisht është i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.

"Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi", shkroi Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, fitoi në zgjedhjet e 9 shkurtit 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.