BALLKANI

Kosovë, hapet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Qytetarët me të drejtë vote kanë nisur t’u drejtohen kutive për të zgjedhur kryetarët në 18 komunat e vendit, përfshirë kryeqytetin Prishtinë dhe qytetin e dytë më të madh Prizrenin

Agim Sulaj  | 09.11.2025 - Përdıtësım : 09.11.2025
Kosovë, hapet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Qendrat e votimit në 18 komuna të Kosovës janë hapur për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, raporton Anadolu.

Qytetarët me të drejtë vote kanë nisur t’u drejtohen kutive për të zgjedhur kryetarët komunalë në 18 komunat e vendit, përfshirë kryeqytetin Prishtinë dhe qytetin e dytë më të madh Prizrenin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kryer paraprakisht përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 507 qendra të votimit, ku gjithsej në këto 18 komuna janë 1.628 vendvotime.

Numri i votuesve brenda Kosovës në këto komuna është mbi 1.3 milionë, ndërsa mbi 29 mijë qytetarë kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e votës nga jashtë vendit deri më 8 nëntor.

Në zgjedhje po garojnë shtatë subjekte politike të certifikuara.

Votimi do të vazhdojë deri në orën 19:00, pas së cilës do të nisë numërimi i votave në qendrat e caktuara nga KQZ.

Rezultatet e para preliminare pritet të publikohen gjatë mbrëmjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın