BALLKANI

Kosovë, Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit

- Kushtetuesja ka konstatuar se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025.

Agim Sulaj  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Kosovë, Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka publikuar të hënën aktgjykimin e plotë të saj lidhur me çështjen e konstituimit e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu.

Aktgjykimi i publikuar është ndaj kërkesave të dy partive, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat kanë kërkuar opinion nga kjo gjykatë për atë se si duhet të konstituohet Kuvendi.

Në vendimin e publikuar më 8 gusht Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve. Aty thuhet se Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në 3 herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Kushtetuesja ka konstatuar se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.

Gjykata konstatoi se kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata ka urdhëruar kryesuesin që nga seanca e radhës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës - procedimi i votimit të kryeparlamentarit. Deputetët e Legjislaturës së Nëntë nga 15 prilli deri më 26 korrik 2025 mbajtën 54 vazhdime të seancës konstituive, pa rezultat në konstituimin e plotë të institucionit legjislativ.

Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar. Kjo u kundërshtua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese në "Gazetën Zyrtare", e cila mund të ndodhë nesër, deputetët do të obligohen të mblidhen në vazhdimin e ri të seancës konstituive.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın