Kosovë, filloi "Shkolla Rinore Ballkanike 2021"
Projekti do të zhvillohet në Prishtinë dhe Prizren dhe do të zgjasë 7 javë, ndërsa nxënësit e suksesshëm do të marrin pjesë në ekskursion në Turqi

Prishtinë
Në Kosovë është mbajtur një aktivitet prezantues për "Shkollën Rinore Ballkanike 2021", e cila po organizohet nga Shoqata IDEA e Kosovës në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu Agency (AA).
Në hapjen e programit në Prishtinë, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, koordinatori për Ballkanin në YTB, Mehmet Nedim Aslan, ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, kryetari i Shoqatës IDEA, Bayram Pomak, si dhe nxënës të shumtë.
Pomak në fjalimin e tij tha se deri më tani në projekt kanë marrë pjesë mbi 700 nxënës, duke theksuar se me anë të projektit "Shkolla Rinore Ballkanike" kanë kontribuar në arsimimin e të rinjve.
Ai rikujtoi se projekti organizohet në 8 shtete ballkanike, përfshirë edhe Kosovën.
"Nëse ky program së paku do ta hap horizontin qoftë edhe për një njeri të vetëm, kjo nënkupton se ka pasur sukses. Dhe kjo për shkak se ndonjëherë një fjalë ose një fjali ka ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tonë", tha ai.
Ambasadori Sakar theksoi rëndësinë e programit që kontribuon në përforcimin e lidhjeve historike dhe fetare me Kosovën.
Nga ana tjetër, Aslan theksoi se projekti ka kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të Ballkanit me Turqinë, ndërsa këtë vit organizohet në 8 shtete dhe 13 qytete.
Projekti do të zhvillohet në Prishtinë dhe Prizren dhe do të zgjasë 7 javë, ndërsa nxënësit e suksesshëm do të marrin pjesë në ekskursion në Turqi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.