Kosovë, festohet 23 Prilli, Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Dita e Fëmijëve
Fëmijët që u mblodhën së bashku në festival u argëtuan duke luajtur lojëra të ndryshme, derisa mbi ta valëviteshin flamuri i Türkiyes dhe i Kosovës

Prizren
Në qytetin e Prizrenit është mbajtur festivali i fëmijëve me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve, transmeton Anadolu.
Ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, ministri i Zhvillimit Rajonal njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka, morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në kazermën e KFOR-it turk në Prizren “Sulltan Murat” bashkë me përfaqësues të institucioneve vendore dhe afër 500 fëmijë nga vendbanime të ndryshme të Kosovës.
Fëmijët që u mblodhën së bashku në festival u argëtuan duke luajtur lojëra të ndryshme si tërheqje e karriges, rrëmbim karrige, garë me thes derisa mbi ta valëviteshin flamuri i Türkiyes dhe i Kosovës.
Fëmijëve iu dhuruan dhurata për të përkujtuar këtë ditë nga koloneli Recai Yılmaz, shef i delegacionit turk.
Festivali u mbyll me vallëzim dhe shfaqje teatrale nga nxënësit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.