BALLKANI

Kosovë, dy policë të plagosur në një grabitje me armë në Suharekë

Pamjet e xhiruara nga qytetarët shfaqin grabitësit e veshur me të zeza brenda lokalit me xhama të argjendarisë duke kryer vjedhjen

Agim Sulaj  | 22.11.2023 - Përdıtësım : 23.11.2023
Kosovë, dy policë të plagosur në një grabitje me armë në Suharekë

Prishtinë

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë nga grabitës të cilët grabitën një argjendari në qytetin e Suharekës, transmeton Anadolu.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila tha se ndodhi në orën 15:45 në momentin kur zyrtarët policorë shkuan në vendin e ngjarjes dhe grabitësit filluan të shtien me armë zjarri në drejtim të tyre.

Gjithashtu, kryetari i Komunës së Suharkës, Bali Muharremaj, tha se u njoftua nga policia se po punohet në zbardhjen e këtij rasti.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, theksoi Muharremaj.

Pamje të xhiruara nga qytetarët shfaqën tre grabitës të veshur me të zeza brenda lokalit me xhama të argjendarisë duke kryer vjedhjen, ndërsa i katërti bënte rojë jasht lokalit. Momentin kur policia arrin në vendngjarje grabitësit alarmohen dhe fillojnë të shtien në drejtim të zyrtarëve policorë.

Bëhet e ditur se policët janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile, ndërsa grabitësit arritën të arratiseshin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın