BALLKANI

Kosovë, arrestohet një shtetas i Serbisë i cili sulmoi zyrtarët policorë në Jarinjë

"Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë

Agim Sulaj  | 03.10.2025 - Përdıtësım : 03.10.2025
Kosovë, arrestohet një shtetas i Serbisë i cili sulmoi zyrtarët policorë në Jarinjë

Prishtinë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinjë, pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë, transmeton Anadolu.

Policia e Kosovës njoftoi se shkak për arrestimin e shtetasit serb ishte se ai kishte sulmuar zyrtarët policorë.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë.

Policia bëri të ditur se procedurat ligjore lidhur me rastin janë duke vijuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.