Konjufca në Vjenë: Austria mbetet një nga partnerët më të afërt të Kosovës në Evropë
“Austria mbetet një nga partnerët më të ngushtë dhe më të qëndrueshëm të Kosovës në Evropë”, tha Konjufca
Prishtinë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në Vjenë ka zhvilluar diskutime me homologen e tij austriake, Beate Meinl-Reisinger, që i cilësoi si produktive, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën sociale amerikane X, Konjufca tha se takimi me ministren Meinl-Reisinger u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
“Austria mbetet një nga partnerët më të ngushtë dhe më të qëndrueshëm të Kosovës në Evropë”, shkroi Konjufca.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
