BALLKANI

Konjufca: Kosova e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

Fatjon Cuka  | 23.02.2026 - Përdıtësım : 23.02.2026
Konjufca: Kosova e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë Foto: MPJ e Kosovës

Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, transmeton Anadolu.

Konjufca ka pritur në një takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në rrjetet sociale ka bërë të ditur se në takimin njoftues u diskutua momenti aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

"Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian", theksohet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se Konjufca e informoi Sorensenin se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın