BALLKANI

Konakoviq me ministrin Fidan në Vjenë: Bosnja dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë

"Bosnjë e Hercegovina dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë të bazuar në besim dhe se të dy vendet punojnë së bashku për një Ballkan të qëndrueshëm, të begatë dhe paqësor si dhe për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën", thuhet në njoftim

Kemal Zorlak  | 04.12.2025 - Përdıtësım : 04.12.2025
Konakoviq me ministrin Fidan në Vjenë: Bosnja dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë

Sarajevë

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, sot në Vjenë bisedoi me homologun e tij turk, Hakan Fidan, duke konfirmuar se të dy vendet gëzojnë partneritet të fortë, transmeton Anadolu.

Konakoviq dhe Fidan folën përpara seancës së Këshillit Ministror të OSBE-së në Vjenë ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës në rrjetet sociale tha se Konakoviq pati bisedë miqësore dhe konstruktive me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

"Bosnjë e Hercegovina dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë të bazuar në besim dhe se të dy vendet punojnë së bashku për një Ballkan të qëndrueshëm, të begatë dhe paqësor si dhe për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın