BALLKANI

Komisarja evropiane për zgjerimin mbërrin në Shkup për takimin BE-Ballkani Perëndimor

- Marta Kos është pritur në Shkup nga ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, i cili tha se integrimi në BE nuk është vetëm përkushtim deklarativ, por prioritet strategjik i qartë për qeverinë

Shpetim Hiseni  | 30.06.2025 - Përdıtësım : 30.06.2025
Komisarja evropiane për zgjerimin mbërrin në Shkup për takimin BE-Ballkani Perëndimor Foto: MPJ

Üsküp

SHKUP (AA) – Komisarja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos, ka arritur në Shkup për të marrë pjesë në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor, transmeton Anadolu.

Kos është pritur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili pas pritjes shkroi në X se integrimi në BE nuk është vetëm përkushtim deklarativ, por prioritet strategjik i qartë për qeverinë.

"Samiti i nesërm do të përqendrohet në Planin e Rritjes, agjendën e reformave dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe rajoni në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE", ka deklaruar Mucunski.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut nesër pret takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın