Bota, BALLKANI

Komisarja e BE-së Kos përshëndet votimin e qeverisë së re: Lajme të mira nga Prishtina

“Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë”, shkroi Kos, duke paralajmëruar se pret “me padurim” të vizitojë Kosovën së shpejti

Abdulbesar Ademi  | 12.02.2026 - Përdıtësım : 12.02.2026
Komisarja e BE-së Kos përshëndet votimin e qeverisë së re: Lajme të mira nga Prishtina

Shkup

Komisarja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos, ka përshëndetur votimin e qeverisë së re në Kosovë, duke i quajtur zhvillimet e ditës së sotme në vend si “lajme të mira nga Prishtina”, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën sociale amerikane X, Kos uroi kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se “Kuvendi i Kosovës është në detyrë dhe një qeveri e re ka marrë detyrën”.

“Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë”, shkroi Kos.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se pret “me padurim” të vizitojë Kosovën së shpejti.

Sonte, deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan kabinetin e ri qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Më herët, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Legjislaturës së Dhjetë të Kuvendit të Kosovës, në seancën e parë të mbajtur pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit të vitit 2025, ku Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Kurti siguroi më shumë se 50 për qind të votave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.