Komandanti turk i Forcave Ajrore Kadioglu takon homologun e tij shqiptar Dimo në Ankara
"Komandanti i Forcave Ajrore të Shqipërisë, Gjeneral Major Ferdinant Dimo dhe delegacioni i tij, vizituan Shtabin e Forcave Ajrore", thotë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë
Ankara
Komandanti i Forcave Ajrore Turke, Gjenerali Ziya Cemal Kadioglu, u takua me Komandantin e Forcave Ajrore të Shqipërisë, Gjeneral Major Ferdinant Dimo, transmeton Anadolu.
Në një postim në llogarinë e mediave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë thuhet se "Komandanti i Forcave Ajrore të Shqipërisë, Gjeneral Major Ferdinant Dimo dhe delegacioni i tij, të cilët ndodhen në Turqi si mysafirë zyrtarë të Komandantit të Forcave Ajrore, Gjeneral Ziya Cemal Kadıoğlu, vizituan Shtabin e Forcave Ajrore".
Postimi përfshin edhe fotografi nga vizita.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
