BALLKANI

Komandanti turk i Forcave Ajrore Kadioglu takon homologun e tij shqiptar Dimo në Ankara

"Komandanti i Forcave Ajrore të Shqipërisë, Gjeneral Major Ferdinant Dimo ​​dhe delegacioni i tij, vizituan Shtabin e Forcave Ajrore", thotë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë

Yusuf Soykan Bal  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Komandanti turk i Forcave Ajrore Kadioglu takon homologun e tij shqiptar Dimo në Ankara Burimi: Ministria e Mbrojtjes e Turqisë

Ankara

Komandanti i Forcave Ajrore Turke, Gjenerali Ziya Cemal Kadioglu, u takua me Komandantin e Forcave Ajrore të Shqipërisë, Gjeneral Major Ferdinant Dimo, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e mediave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë thuhet se "Komandanti i Forcave Ajrore të Shqipërisë, Gjeneral Major Ferdinant Dimo ​​dhe delegacioni i tij, të cilët ndodhen në Turqi si mysafirë zyrtarë të Komandantit të Forcave Ajrore, Gjeneral Ziya Cemal Kadıoğlu, vizituan Shtabin e Forcave Ajrore".

Postimi përfshin edhe fotografi nga vizita.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.