BALLKANI

Komandanti i KFOR-it priti në takim Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë Greke

Takimi midis Özkan Ulutaş dhe Spyridon Alfantakis ofroi mundësi për të diskutuar për trendet e fundit të sigurisë dhe aktivitetet e KFOR-it

Agim Sulaj  | 25.04.2024 - Përdıtësım : 26.04.2024
Komandanti i KFOR-it priti në takim Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë Greke Foto: KFOR

Prishtinë

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjenerali Özkan Ulutaş, është takuar me Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë Greke, gjenerallejtënant Spyridon Alfantakis, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, transmeton Anadolu.

Siç bënë të ditur KFOR-i, nëpërmjet një komunikate për media, takimi midis Ulutaş dhe Alfantakis ofroi mundësi për të diskutuar për trendet e fundit të sigurisë dhe aktivitetet e KFOR-it.

"Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar për trendet më të fundit të sigurisë dhe aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur po ashtu se gjeneralmajor Ulutaş përshëndeti gjithashtu kontributet e gjata të Greqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın